10 Janar 2025

Mbahet Miss Grand Albania dhe Kosova

Prishtinë, 19 maj -  Miss Grand Albania dhe Kosova këtë vit do t’i përzgjedhë dy vajzat fituese të dy shteteve, të cilat do të udhëtojnë në kryeqytetin e Tajlandës, Bangkok, në garën më të madhe të bukurisë “Miss Grand Internacional”.

Producenti i “Lens Produktion”, Sherif Pacolli, ka bërë me dije se ky është viti i tretë më radhë i këtij eventi me përmasa botërore. “Këtë vit do të konkurrojnë 18 vajza, nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Përveç dy vendeve të para do ketë edhe çmime surprizë. Eventi do të mbahet në objektin e ‘First Chanel’ dhe do të transmetohet në televizionet tona”, ka theksuar ai.

Sipas tij edhe këtë vit nuk kanë gjetur ndonjë përkrahje nga institucionet tona. “Falënderojmë sponsorët që na përkrahin vazhdimisht, posaçërisht ‘Vision Group’-in, i cili na përkrah vazhdimisht”, ka theksuar ai. Pacolli ka bërë me dije njëra nga moderatorët nga Shqipëria do jetë surprizë për publikun, për ‘make up’ do të kujdeset “Quality Iliriana”, ndërsa për fustanet përkujdeset Refki Agushi.

Ky vent do të mbahet më 31 maj nga orën 20:00. (Adifete BELA)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)