Mbahet me sukses edicioni XI i festivalit të këngës për fëmijë "Lyra"
Gjilan, 15 dhjetor - Është mbyllur me suksese Festivali i këngês për fëmijë "LYRA". Para publikut të reduktuar u paraqitën 15 këngë të bukura të cilat dhanë secila prej tyre një mesazh për botën fëmijërore dhe shpresën për të ardhmen e ndritur që kanë.
Në një ambient fantastik të krijuar në skenën e Teatrit të Qytetit, juria profesionale, fituese e shpalli këngën "Muzikë pa kufij" të interpretuar nga Ilda Nuhiu, vendin e dytë e mori solisti i talentuar Shero Dushica më këngën "Vëllezërit" dhe dueti Luina dhe Reina Hyseni me këngën "Shokë dhe shoqe".
Gjithashtu vendi i tretë u nda nga Arrita Marku me këngën "Miss Gjirafa" dhe Amar Dobreva me këngën "Sa shumë i dua".
Çmimi i publikut i takoi kêngês "Borëbardha me soliste Arnisa Hetemi dhe Çmimi Lyra këngës "Feeling good" nga Yllza Hasani.
Organizatori u kujdes që të gjithë fëmijët, pjesëmarrêsit tjerë, të shpërblehen me cmime për kêngët e bukura të cilat ia dhuruan publikut. Juria profesionale e përbërë nga prof. Nizaqete Gagica, prof. Sami Piraj dhe dirigjentes Florentina Rushiti, ndau edhe çmimin tanimë tradicional për kompozitorin më të suksesshëm Naser Dula.
Drejtori i festivalit z. Kushtrim Jakupi, tha se të gjithë pjesmarësit, këngët dhe interpretimet e të cilëve u përzgjodhën për të qenë pjesë e festivalit janë fitues, duke u ndarë shumë i kënaqur që edhe përkundër rrethanave të vështira është arritur të ruhet kontinuiteti i Festivalit dhe se me shumë sukses po vazhdohet në dekadën e dytë të veprimtarisê së "Lyrës".
Jakupi shpreson se edicioni i ardhshëm të na gjejë në normalitet dhe me shumë e shumë këngë tjera të bukura.
Ai, gjithashtu falënderoi, Komunën e Gjilanit -Zyren e Kryetarit Lutfi Haziri , DKRS’në me drejtoreshën Deniza N Limani dhe Ministrinë e Kulturês pêr mbêshtetjen e festivalit si dhe të gjithë
fëmijët pjesëmarrês, prindërit për ndihmën por edhe stafin e gjerë të festivalit, "Korabi" për dritat, "Dj Albani" për zërimin, "ArtFabe" për video asistencên, "Pexi-design" për plaketet "ABC Design" për skenën e shkëlqyeshme, etj.
Përvec solistêve konkurrues, në festival u paraqitën edhe solistë musafirë, Eja Kida, Eloise Kosumi, Anik Murati dhe shtêpia e vallêzimit "Dancing house" të cilêt i dhënë shkëlqimin edhe më të madh festivalit duke i bashkangjitur këtu edhe moderimin e artistit të njohur Fatmir Spahiu dhe këngëtares Triola Jakupi.