Mbahet mbrëmja "Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët - Let’s Dance”
Prishtinë, 21 shtator - Sot në orët e mbrëmjes organizohet ngjarja tradicionale e përvitshme në skenën e filantropisë në Kosovë “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët – Let’s Dance”.
Kjo ngjarje organizohet nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë dhe Crimson Capital falë mbështetjes së sponsorëve dhe publikut që beson në misionin e kësaj ngjarjeje bamirësie.
Mbrëmja Let’s Dance këtë vit mbahet me 21 shtator, në Duplex Premium, duke filluar nga ora 20:00. Çmimi i hyrjes është €30 për person dhe përfshin pije, ushqim dhe muzikë.
Paratë e mbledhura nga biletat shkojnë të gjitha për financim të programeve. Biletat mund të blihen në këto pika: Crimson Capital, Teshavesha, Bon Vivant, Matisse, Green & Protein, Soma Book Station, Creme de la Creme, Hallakate, Bonzai, Umami dhe Babel.