Mbahet mbrëmja kulturore Gjuha italiane në Kosovë"
Prishtinë, 14 shtator - Në nderim të veprës se prof. Gani Hoxha, Qendra e gjuhës dhe kulturës italiane Dante, organizon mbrëmjen kulturore Gjuha italiane në Kosovë.
Në këtë manifestim do të prezentohen veprat autoriale dhe përkthimet e prof.Hoxha, i cili krahas punës 40 vjeçare në Universitetin e Prishtinës, ku ligjëroi gjuhën italiane, botoi vepra origjinale, përkthime nga italishtja, përkthime nga serbo-kroatishtja, fjalor italisht-shqip dhe shqip-italisht me nga 25.000 fjalë dhe botime të tjera në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni.
Përveç punës në fakultet, veprave të botuara dhe punës 14 vjeçare si redaktor i emisioneve informative në Radio Prishtinë, prof.Hoxha ka shkruar edhe mbi 100 artikuj rreth gabimeve gjuhësore.
Gjuha italiane në Kosovë do të organizohet sot në kafe-librari Dit e Nat në Prishtinë.
Kjo është ngjarja e parë e organizuar nga qendra Dante, në serinë e ngjarjeve arsimore dhe kulturore që do të pasojnë.