Mbahet manifestimi rajonal i poezisë Trekëndëshi Poetik i Paqes

Prishtinë, 24 qershor - Sot në ambientet e Shkollës së Mesme të Ulët Bajram Curri në Shurdhan,  fshat qendror I trekëndëshit  kufitar, mbahet manifestimi rajonal i poezisë, Trekëndëshi Poetik i Paqes, edicioni i shtatë  2017.
Manifestimi mbahet në kuadër të Ditës se Lirisë së Kosovës si dhe figurës se kreshnikut të maleve, Idriz Seferi, të cilit i përkushtohet ky edicion, si një nga prijësit më të spikatur të luftërave për liri dhe  pavarësi gjatë viteve 1908  1912.
Manifestimi mbështetet në mënyrë modeste nga MKRS  departamenti i kulturës si dhe Komuna e Gjilanit, ndërsa organizohet nga Ars Clubi Beqir Musliu, me seli në Gjilan.
 
 
















