Mbahet konferenca për emancipimin e grave të reja nga pakicat
Prishtinë, 8 mars - Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Ambasada e Francës në Kosovë organizon një konferencë mbi emancipimin e grave të reja nga pakicat në bashkëpunim me OJQ-në Kosovo Advocacy Group.
Folës nga qarqet politike dhe gazetareske, aktivistë nga shoqëria civile, Kosova dhe vendet fqinje, do të diskutojnë lidhur me vendin e grave të reja nga minoritetet në sferën publike.
Para konferencës, ambasadori francez Didier Chabert do të shpallë rezultatet e konkursit “LabCitoyen 2019 “ për gratë e angazhuara në Kosovë, fituesi i së cilës do të ftohet të marrë pjesë në një konferencë në Paris për promovimin e të drejtave të grave.