Mbahet konferenca Bukuria e Diversitetit
Prishtinë, 14 gusht - Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje pranë misionit të USAID-it në Kosovë Sara Buchanan do tu drejtohet të pranishëmve, në shoqëri të Prof. Haluk Çetinkaya, akademik dhe arkeolog, Predrag Radonjiq, publicist dhe avokues për trashëgimi kulturore, dhe Evangelos Tsempelis, psikolog dhe psikoanalist, ish-pjesëtar i komunitetit ndërkombëtar në Kosovë dhe bashkëthemelues i \"Zurich Lab\" & \"Stillpoint Spaces,\" gjatë konferencës Bukuria e Diversitetit.
Konferenca Bukuria e Diversitetit organizohet nga programi Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT) i USAID-it, në partneritet me Institutin për Zhvillimin e Komuniteteve (CoDe).
Konferenca i dedikohet rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë dhe është pjesë e nismës së USAID-it Forcimi i Ndërveprimit në mes të Komuniteteve përmes Sportit dhe Kulturës.
Programi i USAID-it Avancojmë Kosovën së Bashku (AKT) mbështetë bashkëpunimin dhe ndërveprimin ndëretnik në mes të komuniteteve shumicë dhe pakicë, gjë e cila ka rëndësi thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.