Mbahet Kolonia Pa Kufi, edicioni i dytë
Luginë e Preshevës, 12 shtator - Kolonia artistike Pa Kufi, edicioni i dytë vazhdon të mbahet në Luginë të Preshevës.
Artistët pjesëmarrës po vazhdojnë me punën kreative të motiveve nga ky rajon, punë të cilat po i krijojnë në ambiente të hapura dhe të mbyllura po i lejnë përshtypje popullatës së Luginës së Preshevës.
Dje, artistët patën vizita nëpër institucionet e komunës së Bujanocit, u mirëpritën nga Drejtori i shkollës së mesme të Bujanocit, dhe nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë, Jonuz Musliu, i cili shprehi mirënjohje për punën e artistëve në vetëdijesimin e popullatës së Luginës për artin dhe kulturën shqiptare, si dhe nxitjen e marrëdhënieve ndërkulturore.
Interesimi dhe gatishmëria për bashkëpunim të mëtutjeshëm u shfaqën jo vetëm nga Këshilli Kombëtar Shqiptar, por edhe nga institucionet e tjera si dhe vet popullata.
Sonte do të mbahet ekspozita me punët e artistëve të cilat u krijuan gjatë kësaj periudhe kohore në Luginë të Preshevës. Kjo ekspozitë do të mbahet në qendër të Preshevës duke filluar nga ora 19:00.
Ky aktivitet organizohet nga Galeria Qahili dhe mbështetet nga Këshilli Kombtar i Shqiptarëve, Ministria e Diasporës, Majanca, Meritaterm dhe Hotel Rozafa.