Mbahet gara për vepra arti të përbërë nga materiale të ricikluara
Prishtinë, 25 mars - Si pjesë e projektit/kampanjës Kundër Ndotjes Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Kosovë do të organizojë një garë që do të përfshijë 15 shkolla fillore nga Prishtina, gjatë së cilës nxënësit e këtyre shkollave do të krijojnë një vepër arti apo figurë të përbërë nga materiale të ricikluara.
Gara do të zgjasë deri në ora 14 dhe nxënësit të cilët krijojnë figurën më kreative dhe të mirë do të shpërblehen me një vizitë/ udhëtim në Radavc-Pejë.
Gara do të mbahet në sheshin \"Nënë Tereza\" afër statujës, përball Odës Ekonomike të Kosovës.
Projekti Kundër Ndotjes drejtohet nga Këshilli Rinori i Ambasadës Amerikane në Kosovë me mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Qëllimi i këtij projekti është të rritë vetëdijësimin tek njerëzit për riciklim dhe ndotjen e ambientit.