Mbahet forumi i trashëgimisë për Rajonin Jug
Prizren, 1 dhjetor - Në kuadër të Projektit të përbashkët të BE/KiE Mbështetje për Promivimin e Diversitetit Kulturor sot organizohet Forumi i Trashëgimisë për Rajonin Jug.
Të ftuar do të jenë përfaqësues të insitucioneve qendrore dhe lokale, ekspertë dhe profesionistë të fushës së trashëgimsë, përfaqësues të shoqërisë civile si dhe anëtarë të grupeve punuese të rajonit jug.
Forumi i Trashëgimisë është i pari i këtij lloji dhe si objektiva kryesore ka prezentimin e programit \'Trashëgimia dhe Diversiteti\', pasqyrimin e përgjithshëm të Planit të Trashëgimisë-Rajonit Jug si dhe plotësimin e sesionit 4 dhe 5 të Planit të Trashëgimisë, i cili do të implementohet në kuadër të projektit \'Programi për Trashëgimi dhe Diversitet\', me shtrirje në Komunën e Prizrenit, Dragashit, Rahovecit, Mamushës, Malishevës dhe Suharekës.
Plani i trashëgimisë për rajonet specifike është një produkt i nismës regjionale të komunitetit, të komponentës për Zhvillimin Lokal Ekonomik të projektit të përbashkët të BE/KiE- Përkrahja për Promovimin e Diversitetit Kulturor (PDKK).
Përmes këtij Plani është tentuar identifikimi i strategjive më të përshtatshme për zhvillimin e qëndrueshëm të komponentes së turizmit përmes trashëgimisë.