Mbahet festivali i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”
Prishtinë, 15 shtator - Komuna e Prishtinës organizon sot festivalin e valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”2018.
Defileu i ansambleve fillon nga Sheshi “Adem Jashari”, platoja tek Komuna e vjetër për të vazhduar përgjatë sheshit “Ibrahim Rugova”, ”Skënderbeu”, “Nëna Terezë” e deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti”.
Ceremonia e hapjes së festivalit do të bëhet në Amfiteatrin e hapur në Sheshin “Zahir Pajaziti”.
Festivali tradicional i valleve për fëmijë “Ylberi i Prishtinës”2018, organizohet për të gjashtëmbëdhjetin vit me radhë, dhe është një ndër ngjarjet më të rëndësishme kulturore për fëmijë që zhvillohet në Prishtinë.
Festivali organizohet nga Komuna e Prishtinës, Drejtoria për Kulturë, dhe realizohet nga Qendra Kulturore e Fëmijëve të Prishtinës.