Mbahet Festivali i Librit
Prishtinë, 23 prill - Organizata joqeveritare ETEA me mbështetjen Ambasadës Amerikane, Drejtorisë së Kulturës dhe asaj të Arsimit nga Komuna e Prishtinës - me qëllim falënderimi ndaj mirësisë qe sjellin librat organizon Festivalin e Librit 16.
Festivali organizohet sot nga ora 11:00 deri në orën 18:00, në Sheshin Nëna Terezë, konkretisht pranë Ministrisë së Kulturës.
Në kuadër të Festivalit të Librit do të organizohen instalacione dhe aktivitete të shumta, siç janë:
1) Sjell një libër merr një tjetër (300 libra të rinjë në dispozicion për qytetarët);
2) Takime dhe diskutime me shkrimtarë dhe personalitete të tjera të njohura;
3) Ekspozitë e hapur (aty për aty) për librat dhe edukimin përgjithësisht;
4) Drama; Poezi; Recitale; Ese, etj;
5) Muzikë instrumental nga nxënësit e shkollës Prenk Jakova;
6) Muzikë me kitarë nga këngëtarja Nita Latifi;
7) Vënia e thënieve të preferuara nga ana e qytetarëve në Pemët e Diturisë;
8) Shpallja e lexuesve të vitit Bibliobibuli 2015/16 në bashkëpunim me Bibliotekën Hivzi Sulejmani;
9) Skulpturë të punuar nga Rrezelinda Begaj; si dhe,
10) Aktivitete të shumta simbolike;
Musafirë special: Jusuf Buxhovi, Drenusha Zajmi Hoxha, Albatros Rexhaj, Xhevat Syla, Ibrahim Kadriu, Besim Dina, Lum Veseli, Andi Bajgora dhe të tjerë.
Partnerë të Festivalit: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës; Instituti Albanologjik; Biblioteka Kombëtare Pjetër Bogdani; SOS Fshatrat; Biblioteka Hivzi Sulejmani; American Corner; Libri Shkollor; Shkollat Fillore dhe të Mesme nga Prishtina, siç janë: Sami Frashëri; Xhevdet Doda; Eqrem Çabej; Prenk Jakova; Faik Konica; Model; Meto Bajraktari; Ismail Qemali; Zenel Hajdini; Gjergj Fishta; Emin Duraku; Nazim Gafurri; Dardania; Elena Gjika; Hasan Prishtina; Naim Frasheri; Xhemail Mustafa; Iliria; Pjetër Bogdani; etj.