Mbahet edicioni i parë i festivalit "Kino n'shehër"
"Kino n'shehër" është një festival i filmave francezë në qiell të hapur që fton banorët e Prishtinës të kalojnë mbrëmje të këndshme vere duke i shikuar ata. Gjatë këtyre ditëve do të prezantohen 14 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër me tema të natyrës dhe rinisë.
Filmat do të shfaqen në Termokiss Garden dhe sheshin Zahir Pajaziti. Hyrja do të jetë falas dhe e hapur për të gjithë. Të gjithë filmat janë në versionin origjinal, me titra anglisht.