Mbahet Asambleja e Dytë të të Rinjve të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork
Nju Jork, 14 maj - Sot dhe nesër në Kosovë do të mbahet Asambleja e dytë e të Rinjve të Kombeve të Bashkuara “Fuqia e të Rinjve: Ndërtimi i paqes dhe sigurisë së bashku”, e cila organizohet nga UNICEF-it dhe UNDP-ja, e cila është në vijim të Asamblesë Globale të të Rinjve të OKB-së në Nju Jork.
Në këtë asamble ku pritet të marrin pjesë rreth 180 të rinj të përkatësive të ndryshme etnike, marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës. Ndër ta, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, (MKRS-së), e cila është përgjegjëse për fushën e rinisë në Kosovë, mori pjesë edhe zëvendësministri Rexhep Hoti.
Zëvendësministri Hoti e ka vlerësuar organizimin e asamblesë në Kosovë si një ngjarje të jashtëzakonisht të rëndësishme për Kosovën, sidomos për të rinjtë. “Ne sot jemi mbledhur së bashku në Asamblenë e dytë të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për të përkrahur të rinjtë e Republikës të Kosovës që përvojat e tyre të integrimit kulturor, social e rinor të shërbejnë për vendet tjera si model i mirë i të rinjve tanë”, tha ai.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes Departamentit të Rinisë nga themelimi i institucioneve e deri më tani ka pasur një qasje për të përkrahur dhe fuqizuar të gjithë të rinjtë pa dallim etninë, racën apo bindjet e tyre fetare e politike, për një shoqëri të sigurt dhe që jetojnë në paqe bashkërisht”, tha ndër të tjera Hoti.
Hoti ka informuar të pranishmit për angazhimin dhe punën e MKRS-së në raport me avancimin e politikave për të rinjtë duke përgatitur edhe dokumente konkrete strategjike. “Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka qenë dhe është institucion i hapur dhe shumë i përkushtuar që përmes zhvillimit të politikave programore dhe bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar të hapë mundësi të shumta që të rinjtë tanë të japin dhe përfitojnë nga bota demokratike”.
“Mbesë me shpresën që bashkërisht këto dy ditë të Asamblesë Rinore do të identifikojmë mundësi të reja që janë në dobi për të gjithë të rinjtë pa dallim dhe në adresim të fuqizimit tuaj. Shpresoj së përfaqësuesit e Kombëve të Bashkuara në Kosovë të kuptojnë dhe të mbështesin Republikën e Kosovës në zhvillimin e saj demokratik, për një shoqëri të hapur edhe më tej, mes të gjitha komuniteteve dhe të përkrahin Kosovën në pjesëmarrjen e barabartë në të gjitha forumet ndërkombëtare duke përfshirë edhe OKB-në”, ka thënë në fund zëvendësministri.