Mbahen takimet letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova
Prishtinë, 7 gusht - Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike organizon aktivitetin “Takime letrare me krijues dhe shkrimtarë nga diaspora dhe Kosova”.
Me këtë rast do të bëhet përurimi i disa librave të autorëve nga diaspora. Po ashtu, do të mbahet edhe një orë letrare me karakter garues.
Ky aktivitet organizohet në Prishtinë. Qëllimi i këtyre takimeve është promovimi i krijimtarisë shqiptare në diasporë.