MASHTI dhe Zyra Greke prezantojnë romanin “Ditë e re” të Nikos Chrysos
Prishtinë, 2 mars - Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknoligjisë dhe Inovacionit (MASHTI) në bashkëpunim me Zyrën Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, organizojnë ceremoninë e prezantimit të romanit “Ditë e re” të autorit Nikos Chrysos.
Në këtë ceremoni do të kenë fjalë rasti ministrja Arbërie Nagavci dhe shefja e Zyrës Ndërlidhëse Greke në Prishtinë, Chryssoula Aliferi, si dhe autori i romanit, i cili në vitin 2019 u vlerësua me çmimin europian në letërsi.
Prezantimi i librit bëhet sot në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës,