Martohet djali i sulltanit, dasma e larë në flori dhe diamantë
Brunei, 13 prill - Veshje të florinjta, këpucë me diamantë dhe në vend të luleve, një buqetë me gurë të çmuar. Nuk bëhet fjalë për një përrallë por për martesën e princit Abdul Malik, 31 vjeç, djali i sulltanit të Brunei, dhe Dayangku Raabi\'atul \'Adawiyyah Pengiran Haji Bolkiah, 22 vjeçe.
Dasma madhështore u zhvilua në pallatin e Bandar Seri Begawan, një godinë me 1788 dhoma.
Pas ceremonisë para të afërmve dhe shumë personazheve të famshëm ndërkombëtar, çifti ndërroi veshjet, duke u shfaqur me veshje më të errëta, të stolisura me diamante me ngjyra.