Martohet djali i këngëtares Diana Roos
Konektikat, 2 shtator - Djali i këgëtares së njohur Diana Ross, Evan, është martuar me këngëtaren dhe aktoren amerikane Ashlee Simpson.
Ceremonia është mbajtur në shtëpinë e nënës së Evan të dielen dhe të ftuar kanë qenë familjarët dhe shoqëria e Evan Ross.
Pas ceremonisë Diana lëshoi një komunikatë për ET, ku tha, "Dasma ka kaluar në mënyrë perfekte. Na ka rrethuar një ylber shumë i bukur. Unë ju dëshiroj shumë dashuri, lumturi dhe harmoni djalit tim dhe nuses së tij."