Martesa e Brand dhe Perry, pa kontratë
SHBA, 18 tetor - Russell Brand ka vendosur që të mos nënshkruajë kontratën martesore me bashkëshorten e tij të ardhshme, Katy Perry, pasi frikësohet se ajo ide mund ta pengojë ditën e madhe.
Komiku britanik është i bindur se ai e ka gjetur personin e duhur në Perryn dhe se po shikon përpara për një martesë të thjeshtë, e cila do të ndodhë më 23 tetor në Jaipur të Indisë.
\"Unë po tentoj që ta ruaj dhe ta bëj një gjë të bukur. Vërtet, dashuria mes dy njerëzve është gjëja më spektakolare dhe më normale në botë. Unë dua që martesa të jetë vetëm për mua dhe për të, para miqve dhe familjarëve tanë, duke qenë mjaft normal\".
\"Kështu, unë nuk do shes fotografi, e as që do të bëj kontratë. Është si një gjë normale. Është e vështirë ta bësh normale, pasi që çdo vend vërtitet gazi toksik i të qenit i njohur\", u shpreh Brand.