"Martesa" e Blerta Zeqirit gjen mbështetje edhe në Shqipëri
Tiranë, 23 dhjetor - Projekti filmik Martesa me skenar nga Kreshnik Berisha dhe Blerta Zeqiri dhe regji nga Blerta Zeqiri ka marrë mbështetje edhe në Qendrën Kombëtare Kinematografike të Shqipërisë si koproduksion minor.
FIlmi flet për një trekëndësh dashurie në Kosovën e pasluftës. Martesa ka në kastë aktorët e njohur Alban Ukaj dhe Adriana Matoshi ndërsa trekëndëshin e përmbush këngëtari Genc Salihu.
Ky film është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, tashmë edhe nga QKK e Shqipërisë dhe do të realizohet nga produksioni Beze me producent Kreshnik Berisha dhe produksioni ASAP Films me producentin e njohur për sukseset e filmit No Mans Land Cedomir Kolar.
Martesa pritet të nis xhirimet në fillim të vitit 2016.
Blerta Zeqiri është e njohur botërisht për sukseset që ka pasur me filmin e shkurtër Kthimi e cila ka fituar në Sundance Film Festival dhe Sarajevo Film Festival.