25 Dhjetor 2024

Marilyn Monroe në shënjestrën e KGB-së

Hollywood, 14 prill - Ka edhe një kapitull sovietik në jetën e Marilyn Monroe. Në vitin 1960 aktorja ka braktisur papritur xhirimet e një filmi hollivudian për të vizituar atdheun e Dostoevskijt, me ftesë të një agjenti të KGB-së të njohur rastësisht në Shtetet e Bashkuara.

Është pikërisht ky i fundit që ka publikuar “sekretin moskovit” të aktores së famshme, në një artikull të botuar në tabloidin “Moskovski Komsomolets”.

Rrëfimi është përdorur nga regjisorja ruse Luidmila Tiemnova për një dokumentar që do të shfaqet së shpejti, me titullin “Monroe në vendin e Dostoevskijt”.

Ish-agjenti sekret, që punonte i maskuar si diplomat në përfaqësinë sovietike pranë OKB-së, ka pranuar të filmohet pas shumë kundërshtimeve, por ka kërkuar që të mos publikohen gjeneralitetet e tij.

Regjisorja pretendon se qarkullonin prej kohësh zëra për një vizitë të Marilyn në Moskë dhe se KGB-ja, e interesuar për aktoren dhe miqësitë e saj në nivele të larta, e kishte skeduar në dosjet e saj me emrin në kod “Masha”.

Madje, thotë regjisorja, vetë Krusciov e thërriste “shoqja Monroe” dhe donte ta sillte me çdo kusht në Moskë, ndoshta për të xhiruar edhe një film në Rusi, projekt që më pas u anulua për shkak të paparashikueshmërisë së aktores.

Ish-agjenti i KGB-së ka treguar se e kishte njohur yllin e kinemasë rastësisht në një pritje në ambasadën sovietike, të organizuar me rastin e një vizite të Krusciov në Shtetet e Bashkuara.

“Fillimisht lindi një miqësi, që më pas u kthye në diçka më shumë”, ka treguar agjenti, duke shtuar se shoqërohej shpesh me aktoren, me të cilën fliste për artin dhe veprat e Dostoevskijt. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)