Marilyn Monroe në film porno
Buenos Aires, 22 korrik - Një video porno prej 6 minutash e Marilyn Monroe do të nxirret në ankand më 6 gusht në Buenos Aires me një çmim fillestar prej 500 mijë dollarësh.
Duke njohur fansat e Marilyn, oferta për këtë video mund të shkojë në 1 milionë dollarë, është shprehur Mikel Barsa, pronari spanjoll i videos.
Filmi bardhë e zi me metrazh të shkurtër është xhiruar në vitin 1946, kur aktorja ishte 20 vjeç.
Një ekspert i Monroe vë në dyshim nëse në video është vërtetë bjondja e famshme.
Nuk është ajo, mjekra, buzët dhe dhëmbët janë ndryshe, thekson eksperti.
Gjithsesi, lajmi ka bërë xhiron e botës dhe që tani kanë ardhur oferta nga gjithë bota për blerjen e videos.