Marilin Monroe, princesha e bukurisë femërore të të gjitha kohërave
Hollywood, 22 prill - Marilin Monroe është shpallur femra me linja më të bukura të trupit, gati perfekte të të gjitha kohërave, duke lënë pas vajzat modern si Kelly Brook, Christina Hendriks dhe Kim Kardashijan.
Ajo është shpallur princesha e bukurisë femërore.
Më shumë se 50 vjet pas vdekjes së saj, kjo ikonë e Hollivudit ka marrë shumicën e votave, të meshkujve dhe femrave.
Dyzet për qind e të anketuarve besojnë se trupi i Marilin është më i bukuri në histori. Në anketë kanë marrë pjesë mbi 2.000 britanikë.