Mariah Carey vazhdon punën edhe shtatzanë
New York, 18 shkurt - Këngëtarja amerikane, Mariah Carey, është e vendosur që të mos lejojë dy binjakët që duhet të lindin që të ndërhyjnë në punën e saj.
Edhe pse barku është fryrë, 40-vjeçarja refuzon të pranojë se është shumë shtatzanë për të punuar, ndërsa promovoi linjën e re të bizhuterive të saj në një televizion amerikan.
Carey kishte veshur një bluzë të gjërë, në të cilën mund të lexohej fjala bebe. Në një pjesë të intervistës, ajo u shtri në divan dhe vazhdoi të fliste në atë mëyrë.
Mariah pret të lindë dy fëmijë në fund të prillit ose fillim të majit, ndërsa bashkëshorti i saj, Nick Cannon, ka bërë të ditur se fëmijët janë djalë dhe vajzë.