Mariah Carey shtrihet në spital
New York, 4 dhjetor - Këngëtarja Mariah Carey ka përfunduar në spitalin e New Yorkut për shkak të gjendjes gripale.
Sipas TMZ-së, këngëtarja ka qenë e pranishme në promovimin e Pier 1 Christmas Pop Up Storybook, të martën në mbrëmje.
Sipas zëdhënësit të saj, artistja ishte në gjendje jo të mirë që në mëngjesin e së martës, por nuk mundi ta anulonte pjesëmarrjen e saj.
Gjithashtu, zëdhënësi ka shtuar për revistën People se Carey është ftohur për shkak të kohës së keqe, por tashmë duket se e ka marrë veten dhe do vazhdojë me koncertet e saj në fundjavë.