Mariah Carey shëtit qenin në borë me bikini
New York, 22 dhjetor - Mariah Carey edhe pse është nënë e dy binjakëve, por vazhdon të ketë një fizik të shkëlqyer.
Carey, e cila me rastin e afrimit të festave të fundvitit ka vendosur që të përshëndesë fansat e saj me një foto ku duket duke shëtitur qenin në borë... e veshur vetëm me bikini.
Këngëtarja 43-vjeçare postoi foton provokuese në Instagram. Carey ndodhet në Aspen së bashku me fëmijët e saj dhe bashkëshortin Nick Cannon për të festuar Krishtlindjen.
Kohët e fundit ajo ka thënë për Access Hollywood: Këtë vit, në Aspen, do të organizojmë gjithçka në mënyrë që të kënaqen fëmijët.