Mariah Carey pret dy binjakë
SHBA, 18 dhjetor - Këngëtarja e njohur amerikane, Mariah Carey, do të shndërrohet së shpejti nënë e dy fëmijëve. Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Nick Cannon, në një deklaratë të dhënë në radio, gjatë mesditës.
Nuk i kam thënë gruas sime që do të bëja publik këtë lajm, prandaj me siguri do të më bërtasë. Megjithatë, nuk mund ta mbaj për vete këtë gëzim. Unë dhe Mariah presim dy binjakë, deklaroi Nick.
Pak më pas, agjenti i çiftit saktësoi se këngëtarja gëzon shëndet të plotë, ashtu si të dy fëmijët e saj. Lajmi ishte mbajtur sekret deri tani, ndërsa të vetmit që e dinin këtë ishin presidenti Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle Obama.
Vetë Carey i pati njoftuar gjatë një koncerti në Washington, në të cilin u nderua edhe nga pjesëmarrja e çiftit presidencial. Të dy fëmijët duhet të lindin në pranverë.
Disa ditë më parë, një revistë rozë shkruante se Mariah e kishte tepruar me ushqimin kohët e fundit, por lajmi i shtatzanisë zbuloi se kilet e tepërta janë vënë për një qëllim të mirë.