Mariah Carey në spital
Los Angeles, 9 korrik - Mariah Carey është shtruar në spital për shkak të një lëndimi në shpatull. Ende nuk dihet nëse dëmtimi ka ardhur nga një rrëzim i mundshëm, ndoshta për shkak të takave të larta, apo si pasojë e një ngjarjeje fatkeqe.
Incidenti ka ndodhur teksa këngëtarja po xhironte një video për versionin remix të këngës së saj Beautiful, me reperin Young Jeezy, në regjinë e të cilës është bashkëshorti i saj, Nick Cannon.
Një zëdhënës i Carey ka deklaruar se këngëtarja vendosi të shkonte në spitalin e Nju Jorkut shumë orë pas dëmtimit, pasi dhimbja e shqetësonte që prej së dielës. Sipas burimit, vetëm të hënën ajo pranoi të mjekohej dhe mjekët që e trajtuan kanë deklaruar se tani ajo është më mirë.
Mes angazhimeve të ardhshme të këngëtares, që pritet të publikojë një album të ri këtë vit, është një koncert në Central Park, i parashikuar për të shtunën bashkë me Filarmoninë e Nju Jorkut, me rastin e mbledhjes së fondeve që do të shkojnë për familjet e prekura nga uragani Sandy.