Mariah Carey me zemër të bardhë
Nju Jork, 21 korrik - Një prej këngëtareve që e ka shoqëruar këngëtaren Mariah Carey në prapaskenë Deborah Cooper ka folur për televizionin ET dhe ka spjeguar se si këngëtarja ia ka shpëtuar jetën asaj.
Ajo spjegon se si në vitet e 90-ta ishte diagnostifikuar me kancer në mushkëri dhe mjekët i kishin dhënë shumë pak shpresa për jetë.
Trajtimi ishte shumë i shtrenjtë dhe ishte pikërisht Mariah e cila ja ofroi mundësinë për një trajtim të tillë.
,,Me të dëgjuar për këtë ajo pyeti se ku duhet ti transferoj paratë. Ajo përveç se është një ikonë e muzikës ajo e ka një zemër të bardhë\", tha Deborah.