Mariah Carey: Do e rris vetë fëmijën tim
Los Angelos, 12 nëntor - Këngëtarja Mariah Carey nuk ka ndërmend të punësojë dikë që të kujdeset për fëmijën e saj kur të lindë.
40-vjeçarja, e cila njoftoi shtatzaninë e saj muajin e kaluar, u shpreh: Do përkushtohem 100% në rritjen e fëmijës që pres. Nuk do punësoj asnjë dado që të merret me të. Kjo gjë nuk është në stilin tim.
Gjithashtu këngëtarja amerikane theksoi se karriera e saj do kalojë në një plan të dytë sepse kjo gjë, sipas saj, do të jetë gjëja më e mirë për foshnjën.