Maria Sharapova u bë fytyra e reklamës së Porsche
Paris, 30 prill - Tenistja e famshme ruse Maria Sharapova nënshkroi një kontratë promovuese me kompaninë Porsche AG, duke u bërë ambasadorja zyrtare e markës Porsche.
Sipas fjalëve të Kryetarit të bordit drejtues të Porsche AG, Matthias Muller, kompania nuk e pati aspak të lehtë të gjejë një njeri, i cili mund të bëhej fytyra e markës.
\"Maria Sharapova është një zgjedhje e përkryer, ajo gëzon prestigj të madh në botë dhe ka një reputacion të patëmetë\", - tha ai.