Marc Anthony : Vajza është si Jennifer Lopez
Los Angelos, 29 qershor - Marc Anthony ka frikë se që tani i kanë nisur telashet me vajzën e vogël Emme, sepse ajo kërkon rroba të reja si nëna e saj, Jennifer Lopez.
Këngëtari i hitit I Need to Know dhe J.Lo kanë fëmijë binjakë, Max dhe Emme të cilët lindën në vitin 2008, ndërsa edhe pse ka vetëm tre vjet, vajza ka filluar të ndjekë hapat e nënës së saj, e cila e pëlqen shumë modën.
Max duket më shumë si unë, ndërsa Emme është mini-nëna e saj. Ajo e ka zakon të ndërrohet pesë herë në ditë. Ajo i lë rrobat jashtë. Ajo e di saktësisht se çfarë dëshiron të veshë. Ajo nuk frikësohet nga manikyri/pedikyri, ka treguar këngëtari.