Marc Anthony sërish beqar
Los Angeles, 12 shkurt - Marc Anthony dhe Chloe Green janë ndarë pas një viti lidhjeje. Ish-bashkëshorti i Jennifer Lopez është sërish beqar dhe këtë radhë faji është i axhendës së ngjeshur të çiftit.
Një burim tha për Us Weekly: Janë ndarë për shkak të axhendave respektive, por nuk përjashtohet një ribashkim.
Marc dhe Chloe fillimisht u ndanë në prill të vitit të kaluar për tu bashkuar në qershor. Ata kaluan pushimet së bashku në St. Tropez të Francës. Kjo është ndarja e dytë e tyre.
Këngëtari 45-vjeçar është parë për herë të fundit në publik me 22-vjeçaren në ceremoninë e çmimeve Grammy më 26 janar.