27 Dhjetor 2024

Mallory Hagan zgjedhet miss Amerika

Las Vegas, 14 janar - Kurorën e Miss Amerikës e mori këtë vit një 23-vjeçare nga New Yorku. Mallory Hagan fitoi konkurin e bukurisë, nata finale e të cilit u mbajt mbrëmë në pikën turistike Planet Hollywood dhe Kazino në Las Vegas.

Ajo e mori çmimin pasi interpretoi në kërcimin TAP, nën tingujt e melodisë së këngës së famshme të James Brownit “Get up off of that thing”. Kërcimi ishte pjesë e garës për talentin brenda konkurimit.

Bukuroshja Mallory Hagan, po ashtu ju përgjigj sipas një mënyre, e cila u vlerësua nga juria, pyetjes në se duhen vendosur rojet e armatosura nëpër shkolla, pas tragjedisë me armë zjarri që ndodhi muajin e kaluar në shkollën fillore të Newtownit në Connecticut.

Përgjigja e saj e mençur, ishte se dhuna nuk duhet luftuar me dhunë. Çmimi i Miss Amerikës, shoqërohet me një bursë prej 50 mijë dollarësh për të ndjekur studimet.

Ajo pritet që këtë vit të mbetërimit të saj si Miss Amerika ta kalojë me turne në mbarë vendin, gjatë të cilave sigurohen fonde për Rrjetin Mrekullia e Fëmijëve, që është fondacioni zyrtar i Miss Amerikës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)