Makinë e blinduar për Pippa
Londër, 27 qershor - Pippa Middleton ka bërë për vete të gjithë aq sa prindërit e saj janë të frikësuar për sigurinë e saj.
Sipas Sun, prindërit janë duke i blerë një makinë të blinduar me një vlerë prej 106 mijë eurosh për ta garantuar sigurinë e vajzës së tyre të dytë, e marrë nën shënjestër nga një admirues.
Micheal e Carole Middleton janë të bindur për nevojshmërinë për ti blerë një makinë të re super të mbrojtur pas një bisede me një truprojë të dhëndrit.
Në rrethinat e Londrës ndodhet një admirues i vajzës, i cili është aq i fiksuar sa mund të organizojë një pritë për tiu afruar.
Mjeti, Audi ose BMW, do ti ketë dritaret e pathyeshme dhe mund të ecë edhe me goma të shpuara. Sipas tabloidit, makina mund të përballojë edhe një sulm me bomba dhe do të kushtojë 95 mijë sterlina, rreth 106 mijë euro.