Madonna zhvishet për këngën e re
Los Angelos, 28 shkurt - Madonna ka pozuar vetëm me të brendshme për kopertinën e singëllit të saj me titull Girl Gone Wild, i dyti i albumit MDNA.
Foto e lëshuar ditën e martë e paraqet këngëtaren 53-vjeçare shumë pak të mbuluar duke nxjerrë në pah të gjitha format e saj.
Kënga e re elektro-pop e Madonna-s ka edhe tekst që i përshtatet kopertinës. Vajzat duan të bëjnë qejf, apo edhe pse nuk duhet të sillem keq është mirë të jesh vajzë e keqe.
Kënga është regjistruar në Londër. Producenti i Girl Gone Wild është Benny Bennassi dhe është shkruar nga Jenson Vaughan.