Madonna viziton Malauin
Afrikë, 6 prill - Madonna ka udhëtuar në Malaui ku do të qëndrojë një javë për shkak të angazhimeve të saja bamirëse në shtetin Afrikan.
Superylli i muzikës pop, e cila ka adoptuar dy fëmijë nga ky vend i varfër, ka dhënë shumë para për të ndihmuar fondacionin për ngritjen e Malauit, ndërkohë që pritet që të marrë pjesë në vendosjen e gurit në themelin e një shkolle për vajza të cilën ajo e financon.
Shkolla që do të kushtojë 15 milionë dollarë, pritet të jetë e përfunduar në vitin 2011.