Madonna turpëron vajzën në çmimet Oscar
Los Angelos, 1 mars - Vajza 14-vjeçare e Madonna-s u duk se përjetoi ëndrrën e saj më të keqe, ndërsa nëna i prishi biletën e saj për festën e shumëëndërruar, duke u veshur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Të ftuara në Teatrin Kodak, në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve Oscar, adoleshentja ishte kombinuar në mënyrë të thjeshtë dhe elegante me një fustan të shkurtër dhe këpuçë me taka.
Nga ana tjetër, këngëtarja 52-vjeçare zgjodhi një veshje tejet të çuditshme, e cila më shumë se një fustan i ngjante një robdishani.
Madonna kishte veshur vetëm një fustan të zi që ishte si një kostum plazhi trupor, ndërsa krahët dhe këmbët e saj i mbulonte një si tyl I tejdukshëm.
Falë fantazisë së saj në paraqitjen në ndarjen e çmimeve Oscar, Madonna fitoi edhe një vend midis të pranishmëve të veshur më keq.