28 Dhjetor 2024

Madonna shpallet “non grata” në Rusi

Moskë, 17 prill - Madonna mund të ketë probleme me udhëtimet e saj të ardhshme në Rusi për shkak të mbështetjes publike që i ka bërë këngëtareve të grupit Pussy Riots.

Diva e muzikës pop mbështeti protestat anti-Putin dhe ka folur në favor të të drejtave të homoseksualëve.

Madonna ka dhënë dy koncerte në Rusi vitin e kaluar, por zyrtarët tani theksojnë se viza e saj nuk e lejonte të fitonte para nga vizitat në Rusi.

Një zyrtar theksoi për ‘The Sun’ se Madonna “ka bërë aktivitet komercial të paligjshëm”.

Organizatorët e koncerteve ku Madonna mbështeti Pussy Riots, mund të gjobiten me 15 mijë dollarë, ndërsa këngëtares 54-vjeçare mund t’i refuzohet viza për në Rusi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)