Madonna serish në krahët e një tjetër djali të ri
SHBA, 19 tetor - Madonna nuk heq dorë nga djemtë e rinj. Me të lënë modelin e ri brazilian Jesus Luz, këngëtarja ka rënë në krahët e një tjetër 'toy boy', Brahim Rachiki, 33 vjec, që është edhe koreografi i turit të saj të fundit "Sticky and Sweet".
Të dy janë parë ndërsa janë puthur me pasion në një klub nate ne New York. Pas ndarjes me bashkëshortin Guy Ritchie, zonja Ciccone u lidh me modelin dhe balerinin 24-vjecar Jesus Luz, historia me të cilin zgjati rreth një vit.
Tani në skenë ka dalë koreografi me bukuri lindore... a do të zgjasë shumë kjo lidhje?