Madonna rrëzohet nga shkallët gjatë performancës në Brit Awards 2015
Los Angeles, 26 shkurt - Mbretëresha e pop-it, Madonna ka rënë nga shkallët gjatë performancës së saj në Brit Awards 2015.
56-vjeçarja është tradhtuar nga pelerina që mbante veshur. Një prej balerinëve ka tentuar ti hiqte pelerinën kur këngëtarja ndodhej në shkallën e tretë, por ajo nuk është zgjidhur dhe këngëtarja përfundoi në fund të shkallëve.
Edhe pse tashmë në moshën 56-vjeçare, ajo ka gjetur forca për tu ngritur, madje ka vazhduar deri në fund interpretimin e këngës Living For Love.
Pasi është larguar nga skena, Madonna shkroi në Twitter, duke thënë se gjithçka ndodhi, pasi pelerina ishte e lidhur shumë ngushtë.
Asgjë nuk mund të më ndaloj mua dhe dashuria e vërtetë më ngriti, ka shkruar këngëtarja në Twitter.