Madonna puthet sërish me një femër
Los Angelos, 2 shkurt - Madonna skandalizoi opinionin publik në vitin 2003, kur gjatë mbrëmjes së ndarjes së çmimeve MTV puthi në skenë Britney Spears.
Megjithatë, mbretëresha e popit rikthehet të befasojë sërisht, këtë herë duke puthur një tjetër këngëtare.
Në një intervistë televizive, 53-vjeçarja pranoi se së fundmi ka puthur reperen e njohur, Nicki Minaj.
Në intervistën që do të shfaqet në një televizion amerikan në datën 2 shkurt, Madonna pranoi se i dha puthjen këngëtares së njohur pas disa gotash shampanje.
Ishte ditëlindja e saj dhe të gjithë ngrinim dolli të njëpasnjëshme për shëndetin e saj. Pas disa gotash shampanjë, e humba kontrollin dhe përfunduam duke u puthur, pranoi Madonna.