Madonna, protagoniste në filmin W.E
SHBA, 6 maj - Madonna mund të ketë kaluar kufirin e 50 viteve por fiziku e tregon si një vajzë të re.
Këngëtarja ka realizuar disa foto me regjisorin Gus Van Sant për revistën Interview Magazine, ku ka folur edhe për të ardhmen e saj.
Ajo i shtang të gjithë kur thotë se do marrë pjesë në filmin "W.E.", i cili do xhirohet në Angli dhe do ketë si subjekt një histori gjatë Luftës II Botërore por që lidhet edhe me Nju Jorkun e vitit 1998.
Po, do shkojë pas dhe para në kohë, shprehet diva e muzikës pop. Mes këtij filmi dhe kujdesit për 4 fëmijët nuk kam fuqi për asgjë tjetër. Nuk e di cfarë do bëj me muzikën por le të presim, shton Madonna.