Madonna pretendon të bëhet presidente
New York, 25 maj - "Female First" ka raportuar se diva e muzikës Madonna pretendon që në të ardhmen të bëhet presidente e SHBA-ve.
Ajo ka deklaruar se do të përshtatej në mënyrë të përkryer në rolin e presidentes së Shteteve të Bashkuara dhe se këtë pozitë, siç thotë, do ta shfrytëzonte për përhapjen e paqes dhe tolerancën në mes popujve.
Kur gazetarët e pyetën se çfarë do të bënte ajo nëse një ditë do të ishte presidente e Shteteve të Bashkuara, ylli u përgjigj
Për një ditë nuk mund të ndryshohet shumë. Unë do të doja të jem presidente për një kohë të gjatë. Unë nuk do ti kisha shpenzuar paratë për armët e shkatërrimit në masë, por në arsim dhe art, tha Madonna për gazetarët.