26 Dhjetor 2024

Madonna paditet në Rusi

Moskë, 23 tetor - Këngëtarja Madonna është paditur nga një grup aktivistësh rusë me akuzën se gjatë komenteve të saj në koncertin e mbajtur në Shën Peterburg në muajin gusht, nxiti marrëdhëniet homoseksuale mes minorenëve.

Në padi kërkohet një dëmshpërblim prej 8 milion eurosh “për dëmin moral” të shkaktuar në koncert kur u kërkoi të pranishmëve që të respektojnë të drejtat e homoseksualëve.

Gjithcka ndodhi gjatë performancës së këngës “No Fear”, kur Madona i kërkoi fansave që “të tregonin dashuri dhe vlerësim ndaj komunitetit të homoseksualëve. Ne luftojmë për të drejtën për të qenë të lirë”, tha këngëtarja 53-vjeçare.

Në Rusi propaganda për homoseksualizmin është krim dhe dënohet. Më herët, gjatë turit rus, Madona “ofendoi” Kremlinin duke i kërkuar lirimin e anëtareve të bandës “Pussy Riot”, të dënuara për blasfemi pas protestës anti-Putin në një katedrale në Moskë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)