Madonna në publik me "toy boy-n"
SHBA, 23 tetor - Historia mes mbretëreshës së Pop-it dhe supermodelit Jesus ka përfunduar. Madonna ka nisur të dalë në publik me të dashurin e saj të ri Brahim Rachiki, 33 vjec koreograf dhe balerin.
"Toy boy" i radhës për Madonna-n sjell shijen orientale dhe mesa duket këngëtarja e ka shumë përzemër këtë histori.
Burime pranë ciftit thonë se ata janë të dashuruar dhe se Madonna nuk ndahet lehtë prej djaloshit me lëkurë të zeshkët.
Herën e fundit cifti është fotografuar në dalje të klubit Aura në Londër, ku Madonna ishte pranë Brahim, i cili bënte të pamundurën për t'iu fshehur fotografëve.