Madonna ndahet nga i dashuri
SHBA, 4 shkurt - Sipas shtypit amerikan, Madonna është ndarë nga i dashuri i saj Jesus Luz.
"Chicago Sun-Times" njofton se këngëtarja e hitit "Material Girl" është sërish vetë, pasi që modeli brazilian vendosi t'i jepte fund lidhjes së tyre.
"Ndarja ishte miqësore, ndërsa nxitësi i ndarjes ishte Luz"- thuhet në njoftimin e gazetës.
Mbretëresha e muzikës pop është në lidhje me modelin 23-vjeçar që nga dhjetori i viti 2008, vetëm disa javë para se të shkurorëzohej nga regjisori Guy Ritchie.