30 Dhjetor 2024

Madonna: Më përdhunuan nën kërcënimin e thikës

New York, 5 tetor - Madonna ka treguar se është përdhunuar dhe kërcënuar me thikë në fillim të karrierës së saj. Legjenda e muzikës pop rrëfeu ngjarjen e rëndë që ka ndodhur menjëherë sapo ajo mbërriti në New York nga Miçigani për të ndjekur ëndrrën e saj: të bëhej e famshme.

55-vjeçarja kujton për revistën ‘Harper’s Bazaar’: “New Yorku nuk ishte ashtu siç e mendoja. Nuk më priti me krahë hapur. Vitin e parë më kërcënuan dhe më përdhunuan në tarracën e një ndërtese, ku më çuan me thikë pas shpine.”

Më tej, Madonna flet për çmimin që ka paguar për t\'u bërë e famshme: “Nuk kisha shumë miq sepse më shihnin si të çuditshme, por në fund më doli për më mirë pasi kur nuk ke jetë shoqërore, ke më shumë kohë për punën dhe për t\'u përqendruar tek e ardhmja.”

E njohur atëherë si Madonna Louise Ciccone, këngëtarja ishte vetëm 19 vjeç kur shkoi në New York me vetëm 35 dollarë në xhep. “Isha shumë e frikësuar dhe e neveritur nga era e urinës në shkallët e pallatit ku banoja.”

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)