Madonna mbulon fytyrën
Miami, 24 nëntor - Kritikave të fundit se tregoi më shumë se çduhet në koncertin e saj të fundit, Madonna iu përgjigj e turpëruar duke mbuluar fytyrën.
Këngëtarja u fotografua me të dashurin e saj Brahim Ziabat në plazhin e Majemit ku kishte mbuluar gjithë kokën me një shall.
Madonna ka qenë e para femër e cila i dha zemër kolegeve të mos kishin turp nga trupi i tyre dhe ta shfaqnin atë pa frikë para fansave, por tani kjo taktikë nuk i shkon më divës 54-vjeçare të muzikës.
Të hënën, gjatë koncertit të saj në Majemi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madonna zbuloi një pamje që vetëm gjinekologu dhe partneri i saj duhet ta shohë.
Dikush tha që fansat e Madonna-s do të tronditen më shumë ditën që ajo do të dalë në skenë e mbuluar. Në rrugë doli, tani është radha e skenës.