Madonna krenare për vajzën e saj
Londër, 9 prill - Mbretëresha e muzikës Pop Madonna përmes një statusi në Twitter shprehet se është tejet krenare për talentin që ka vajza e saj Lourdes Leon. Syperylli bashkë me statusin ka publikuar edhe një foto të vajzës nga shfaqja e shkollës e titulluar A Flea in her Ear .
Ajo nuk ka harruar kurrsesi të thoshte se ndihej njësoj si prindërit e tjerë që shikojnë fëmijët e tyre në skenë.
Talente e shkëlqyer... jam shumë krenare. Me këtë frazë Madonna ka shpërndarë disa foto të vajzës së saj Lourdes, e cila luante në rolin e shërbëtores franceze në një shfaqje në shkollë. 17-vjeçarja ishte duke luajtur rolin e shërbëtores franceze, përderisa shfaqja ishte pjesë e Shkollës për Arte Skenike të Manhattan, kurse roli i saj u vlerësua shumë nga mbretëresha e popit Madona..